Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, i ka reaguar ashpër kryeministrit të vendit Albin Kurti, pasi ky i fundit u mor me emrin e tij gjatë mbledhjes së qeverisë kur u fol për projektligjin për Trustin.
Haxiu e ka cilësuar fjalimin e Kurtit si humbje kontrolli dhe si përpjekje për ta acaruar debatin për një çështje që sipas tij është në të mirë të qytetarëve.
“Pse jeni nervoz kryeministër? Unë sipas Kushtetuese dhe Rregullores së Kuvendit kam dorëzuar projektligjin për Trustin, i cili e ka mbështetjen te krejt opozitës dhe deputetëve tjerë nga mazhoranca, gjë që do të duhej të ju gëzonte e jo të ju nervozonte” – ka shkruar Haxhiu.
Ai madje i ka thënë Kurtit se nuk mund t’i flas për patriotizëm nga që njihen nga Unioni i Studentëve dhe protestat e 97-tës, duke përmendur faktin se Haxhiu i është bashkuar UÇK-së dhe është plagosur në luftë, kurse Kurti “veteran” pa ja bë bam askund.
Postimi i Haxhiut:
E paska humbur kontrollin kryeministri Kurti ?
Përpjekje djallëzore e Kurtit për ta acaruar debatin për Trustin, ne vend se të angazhohet për të punuar për qytetarët.
Kryeministër, unë deputet i Kuvendit të Kosovës në 5 mandate, nuk fyhem nga fjalët tua, unë dhe qytetarët janë të fyer nga paaftësia e juaj, nga nepotizmi dhe korrupsioni në qeverisjen tuaj.
“Ekspertizën” tuaj po e shohim në rastin Martin Berishës dhe ZRrE-së me shtrenjtim të energjisë eletrike dhe shtrenjtim të çmimeve.
Pse jeni nervoz kryeministër? Unë sipas Kushtetuese dhe Rregullores së Kuvendit kam dorëzuar projektligjin për Trustin, i cili e ka mbështetjen te krejt opozitës dhe deputetëve tjerë nga mazhoranca, gjë që do të duhej të ju gëzonte e jo të ju nervozonte.
Nuk është e nevojshme ta ashpërsoni gjuhën për t’u ndezur debati për të kundërshtuar kërkesën e qytetarëve!
Zhgënjimi i qytetarëve në ju është problem qe duhet ta kapërdini pa shpërthyer kundër deputeteve që marrin nisma ligjore në dobi të qytetarëve.
Dihet se Qeveria e Kurti një muaj e ka mbajtur Projektligjin për Trustin, për të thënë një Jo qytetarëve në kërkesën për tërheqjen e një pjese të Trustit.
Albin Kurti që në opozitë rrokulliste vetura e ndërkombëtarëve te UNMIKU e EULEX-it e shtynte ambasadoren amerikane e kundërshtonte politikat e tyre, sot qenka bërë i ndegjueshmi i tyre, për të kundërshtuar kërkesën e qytetarëve.
Kjo jo vetëm që është papërgjegjësi ndaj votueseve, por njëkohësisht është edhe hipokrizi.
E kuptoj kryeministrin që sot ne mbledhje të Qeverisë është marr me mua dhe iniciativën për Trustin, kërkesa e madhe e qytetarëve e ka detyruar që ta rikthej në diskutim në Qeveri kërkesën për Trustin.
Kurtin e keshilloj të angazhojë ekspertët me të mirë që ka për të bërë reformen pensionale pas miratimit të projektligjit për Trustin, në cilësinë e deputetit me përvojë të gjatë do ta ndihmoja në procesin e reformës pensionale dhe sociale.
P.S.: Kryeministër për patriotizëm njihemi mirë unë dhe ti, kemi qenë bashkë në Unionin e Studentëve dhe në protestat e viti 1997, unë i jam bashkuar UÇK-së dhe jam plagosur në luftë, gëzoj statusin e ushtarit luftëtar invalid i luftës së UÇK-së e ju jeni “veteran” pa ja ba bam askund.
Kush është dilitant, ti apo unë?!
Albin për mashtrim dhe dilitantizëm je kampion!