Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, vizituan sot Stacionin Policor në Koshtovë dhe Pikën e Kontrollit tek Ura e Bistricës.
Haxhiu tha se gjatë kësaj vizite, panë nga afër punën dhe angazhimin e Policisë së Kosovës.
Teksa theksoi se i përgëzuan ata për angazhimin në ofrimin e sigurisë për qytetarët dhe luftimin e kontrabandës dhe dukurive tjera të paligjshme.
“Me ministrin Sveçla vizituam Stacionin Policor në Koshtovë dhe Pikën e Kontrollit tek Ura e Bistricës. Nga afër pamë punën dhe angazhimin e policisë së Kosovës. I përgëzuam për angazhimin maksimal në ofrimin e sigurisë për qytetarët dhe luftimin e kontrabandës dhe dukurive tjera të paligjshme”, shkroi Haxhiu në Facebook.