Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se ndërhyrja e qeverisë Kurti me polici në media është hapi i parë drejt diktaturës në Kosovë.
Ky është postimi i tij i plotë:
Jo shtet policor!
Haxhiu shprehet me tej se blerja e vaksinave dhe pajisjeve e barnave mjekësore nuk është sekret shtetëror, por obligim ligjor dhe duhet të bëhet publik sipas ligjit për shëndetësi, pandemi dhe sipas Kushtetutës së Kosovës.
Stop diktaturës!
Blerja e vaksinave, barnave e paisjeve mjekësore nuk është sekret shtetëror, por është obligim ligjor që procesi i blerjes të bëhet publik dhe transparent sipas ligjit për shëndetësi, ligjit për pandeminë dhe Kushtetutën e Kosovës.
Fajtor për mos sigurim të vaksinave anti-COVID-19 nuk janë mediat, por Qeveria e Kosovës.
Nderhyrja e Qeverisë Kurti me polici në media është hapi i parë i diktaturës në Kosovë.