Haxhiu pohoi se ka biseduar me shumicën e deputetëve të Kuvendit lidhur me tërheqjen e mjeteve financiare dhe thekson se ka gatishmëri të mazhorancës në përgjithësi të votohet.
“Unë kam biseduar me shumicën e deputetëve të Kuvendit dhe ka gatishmëri edhe nga mazhoranca të votohet. E kam thënë edhe më herët se kanë qenë 12 deputetë të mazhornacës të cilët janë deklaruar pro projektligjit. Domethënë 12 deputetë të mazhorancës, nuk i kam ndarë as të Listës Guxo as minoriteteve, as Lëvizjes Vetëvendosje, por të mazhornacës të cilët bëjnë shumicën dhe këtu duket që ka diçka ose atëherë ka qenë një lojë e partisë në pushtet për të mos e kaluar Kodin Civil, ose ata deputetë kanë pasur integritet. Nëse kanë pasur integritet për çështjen e një komuniteti të caktuar ose atëherë janë thirrë që po i mbrojnë votuesit të cilët i kanë votuar, por i njëjti votues po thotë votoje Trustin”, tha Haxhiu në Tëvë 1.
Haxhiu tutje theksoi se ka pasur deputetë të opozitës të cilët e kanë kundërshtuar edhe pagën minimale.
“Sa i përket pagës minimale, ka pas deputet to Lëvizjes Vetëvendosjes, të cilët e kanë kundërshtuar ligjin për pagën minimale sepse është diskriminues, i përjashton të verbërit, paraplegjikët, tetragjikët dhe veteranët dhe për këtë nuk ka kaluar sepse opozita nuk ia ka votuar”, tha ai.