Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli, ndërsa ka folur për vizitën e presidentes Vjosa Osmani, në Amerikën Latine, ku thotë se po na përfaqëson dinjitetshëm me takime të nivelit të lartë që po zhvillon atje.
Avdyli përmes një postimi në Facebook thotë se shumica e qytetarëve janë krenar me përfaqësimin e bërë nga Osmani, ndërsa shton se një ish-pushtetarëve u dhembin sukseset në arenën ndërkombëtare.
Postimi i tij:
Pas dhjetëra takimesh javën e kaluar me kongresmenë e senatorë amerikan, për herë të parë Kosova me Presidenten Osmani me vizitën e saj në Amerikën latine, po lobon e po na përfaqëson me dinjitet duke bërë takime të nivelit më të lartë.
Te shtetet latine Kosova shumë pak ishte prezente në të kaluarën dhe këto takime do shkojnë direkt në favor të njohjes e forcimit të subjektivitetin shtetëror të Kosovës.
Presidente Vjosa Osmani, kudo që po prezenton po pasqyron fytyrën më të mirë të demokracisë vibrante të shtetit më të ri në Evropë.
Shumica dominuese e qytetarëve të Kosovës e mirëpresin e ndjehen krenar me më këtë përfaqësim dinjitoz të Presidentes Osmani, Kryeministrit Kurti e Ministres Gervalla në Shtetet njohëse e mosnjohëse.
Eksiton edhe një pakice e qytetarëve, ish- pushtetarë apo shërbëtorë të tyre, që sukseset e Kosovës në arenën ndërkombëtare u dhembin shumë sepse e dinë që këto suksese do të thotë shumë gjatë do mbesin në opozitë apo në shërbim të opozitës.