Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka thënë në emisionin dPt te Fidani në T7 se asnjëherë nuk e ka kërkuar postin e Ministrit të Shëndetësisë pasi ai u la i zbrazët kur u tërhoq Arben Vitia.
Avdyli thotë se marrëveshja paraprake për formimin e koalicionit mes Listës Guxo dhe Vetëvendosjes parashihte ndarjen e posteve kështu sic janë tani.
Asnjëherë nuk e kam kërkuar atë post të Ministrit të Shëndetësisë. E keni edhe kryeministrin që mund ta pyetni. Isha madje me të edhe në shumë vende gjatë fushatës. Marrëveshja paraprake nuk e ka paraparë që ne të kemi atë post”, thotë ai.
Posti i Ministrit të Shëndetësisë u la i lirë nga Arben Vitia, i cili garoi për kryetar të komunës së Prishtinës.
Ministër i ri i Shëndetësisë është zgjedhur Rifat Latifi.
Avdyli tha se Latifi është ndër shqiptarët më të suksesshëm në fushën e mjekësisë në botë.