Hasani në Klan Kosovaka thënë se nëse vendimet e Kushtetueses nuk gjejnë zbatueshmëri atëherë mbetet që çështjet të dërgohen në Gjykatën e Arbitrazhit.
Marrëveshjet si ajo për Asociacionin e Komunave Serbe janë detyrim ndërkombëtar dhe kushtetues. Nëse nuk zbatohen, mund të bëhet presion dhe mund të shkohet në arbitrazh. Është normale të përdoret detyrimi i zbatimit ose arbitrazhit”, ka theksuar ai duke diskutuar për kërkesën e vendeve të QUINT’it që të zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Shtetet e QUINT’it kanë reaguar sot në lidhje me moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për Manastirin e Deçanit, përmes një deklarate duke thënë se përkundër nxitjes së vazhdueshme vendimi ende vazhdon të moszbatohet nga institucionet kosovare.
Washingtoni dhe Brukseli në vazhdimësi kanë kërkuar nga institucionet e Republikës së Kosovës që të implementojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit.