Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nahit Hasani ka folur rreth iniciativës për zhbërjen e Gjykatës Speciale.
Hasani tha se ka pasur alternativë për zhbërjen e kësaj gjykate.
“Data e 22 dhjetorit e 2018 kërkesa që me ndryshu vendimin e Gjykatës Speciale unë mendoj që ka pasur një mundësi hapësirë për shkak se ka pasur rrjedha të raporteve nga Gjykata Speciale pikërisht për shkak se janë akuza të shërbimit të prokurorisë serbe ka pasur nga raporti i Dick Martyt ka pasur alternativë. Jo, për shkak se akoma bashkësia ndërkombëtare që ishin në Kosovë na kanë akuzuar për një thikë pas shpine por ne kemi lypë drejtësi, asnjëherë nuk kemi kërkuar me i ikë drejtësisë”, tha ai në Tëvë 1.
Por, Hasani theksoi se zhbërja e Speciales nuk ndodhi për shkak të presionit të madh të faktorit ndërkombëtar ndaj institucioneve vendore.
“Prandaj themelimi i Gjykatës ka qenë etnik, as serbët që kanë bërë krime as tjerët që kanë marrë pjesë kështu që ne kemi kërku që ta kemi një gjykatë të përbashkët, dmth që është e mirëfilltë që gjykon drejtësinë jo politike. Ka pasur mundësi por nuk ndodhi për një rrethanë politike të cilën u tërhoqëm ose u bë një presion i jashtëzakonshëm ndërkombëtar dhe njerëit nuk e kishin guximin të vazhdojnë më tutje”, shtoi Hasani. /Gazeta Papirus/