Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka folur për ushtruesen e detyrës së rektorit të UP-së, Luljeta Plakolli.
Ai e akuzoi Plakollin për “nivel të ulët dhe plagjiat” në punimin e saj për doktoraturë.
“Për fat të keq, kam qenë kryetar i komisionit të saj për doktoratë para një viti e gjysmë. Mas tri katër herë, se u lodha, se problem është 3-4 me kontrollu një doktoratë dhe mos me t’i marrë parasysh. Një herë e dy me kolegë, dikur u dorëzova dhe me kërkesën dhe lutjen e dekanit ne e lëshuam me kërkesën që në dosje me pasë një temë tjetër sipas vërejtjeve… Bile unë i thashë ky as punim seminarik nuk është, jo për doktoraturë… Tmerr. Unë jam në universitet prej 87-s, kam pasë rast me ndihmu dhe monitoru në çdo nivel. Pas kërkesës së dekanit, kam besu që do të bëhet një frymë më ndryshe, po kjo ndërhyrje ishte shqetësimi im i parë. E dyta para 3-4 muajsh thanë është duke u bërë një reformë. Disa kolegë më thirrin, më thojnë po don me ma hjek lëndën dhe unë i thashë që kjo është logjikë e rrugës. Kjo më coi mu me këqyrë profilin psikologjik… E këqyra doktoratën e tij për përgjegjësinë penale. Përmbi 50 për qind është plagjiat brutal, e disa autorëve shqiptarë”, tha ai në Pressing të T7.
Hasani tha se referencat nuk janë të autorëve që i ka cituar ajo në punim.
“Unë t’u shpresu që e bijnë pas ni viti siç jena marrë vesh, tekstin e pastrum, por as që i kanë ra asaj rruge…Unë për rektorin e thashë edhe pjesërisht në nivelin zhgl, por unë besoj që edhe aty del”, tha Hasani.