Ambasadori i Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves, ka thënë se sot është takuar me kryetaren e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.
Hargreaves ka thënë se Britania vazhdon ta mbështesë pavarësinë e Gjykatës Speciale.
“Me kënaqësi mirëprita sot në Ambasadën Britanike Zonjën Ekaterina Trendafilova, Presidente e Dhomave të Specializuara të Kosovës. Në themelimin e kësaj gjykate në vitin 2016, Kosova tregoi përkushtimin e saj për të përcaktuar të vërtetën dhe për të siguruar drejtësi për të gjitha viktimat. Ashtu siç Britania e Madhe mbështeti Kosovën në vitin 1999, ne vazhdojmë të mbështesim sundimin e ligjit në Kosovë dhe pavarësinë e Dhomave të Specializuara si pjesë integrale e sistemit të saj ligjor. Ne e njohim ndjeshmërinë e mandatit të gjykatës, por aftësia e saj për të komunikuar me popullin e Kosovës nuk duhet të pengohet. E vërteta dhe drejtësia duhet të triumfojnë.”