Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka vizituar klubin e basketbollit “KB Peja”, për ti uruar titullin kampion.
Haradinaj ka thënë se ky sukses e vërteton epitetin e Pejës si qytet i basketbollit.
“Vizitë klubit basketbollistik “KB Peja”, për t’i uruar për titullin kampion. Me suksesin e arritur, e vërtetuan me të drejtë epitetin e Pejës si qytet i basketbollit”, ka shkruar Haradinaj.