ish Komanandati i Zones Operative te Dukagjinit , Ramush Haradinaj ka vizituar familjen e dëshmorit Bedri Berisha nga Volljaka e Klinës, Bedriu edhe pse ishte nga komuna e Klinës ai ra heroikisht larg pragut të shtëpisë së tij në betejen e “Mileskës” e zhvilluar më 28 maj 1999 mes fshatrata Randobravë-Nagavc -Krushë e Madhe të Rahovecit, shkruan Gazeta Papirus.
Postimi i plotë i Ramush Haradinajt :
Në prag të përvjetorit të rënies së Dëshmorit Bedri Berisha, në Volljakë të Klinës kam vendosur kurora lulesh te lapidari si dhe kam vizituar familjen e tij.
Bashkëbiseduam me babain Bajramin dhe nënën Shahe, në një ambient të ngrohtë familjar.
Bedriu ishte student i Juridikut dhe ra heroikisht në Betejën e Mileskës me 28 maj 1999, si pjesëtar i Brigadës 124 “Gani Paçarizi”, së bashku me bashkëluftëtarët Habib Gashi, Ismail Gashi, Mensur Zyberaj dhe Kurtish Hasani.
Vetëm tri ditë pas rënies së Bedriut, kjo familje atdhetare, i fali lirisë së Kosovës edhe djalin e axhës së Bedriut, Shpendin, i cili ra heroikisht në Gurrazhub, në kuadër të Operacionit Shigjeta.
Gjithmonë të përulur para veprës madhore të të rënëve për liri.