Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj është duke vazhduar vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai ka zhvilluar takim me kongresmenin Costa.
”I pritur në Kongresin Amerikan, kam zhvilluar një takim tejet përmbajtësor me kongresmenin Jim Costa, anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme dhe mik i mirë i Kosovës.Ndër më të përkushtuarit për NATO dhe zgjerim, kongresmeni Jim Costa, është përkrahës i anëtarësimit të Kosovës në NATO.Në hollësi diskutuam edhe për Planin e Aksional për Antarësim të Kosovës direkt në NATO, për çka pata mirëkuptimin e mbështetjen e plotë të kongresmenit Costa”, ka shkruar Haradinaj pas takimit.
Pos me kongresmenin Costa, Haradinaj ka zhvilluar takim edhe me kongresmenin Torres.
“Në vazhdën e takimeve në Kongres, jam pritur nga kongresisti Ritchie Torres, mik i mirë dhe i përkushtuar i Kosovës, përkrahës i madh i antarësimit të vendit tonë në NATO. Diskutuam për Planin Aksional për Antarësim të Kosovës direkt në NATO. Ritchie Torres, mes tjerash është përfaqësues edhe i një numri të madh të shqiptarëve në shtetin New York”, ka shkruar kreu i AAK-së.