Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas lajmeve të mediave serbe se ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i ka kërkuar atij 100 njerëz për protestën e sotme në Tiranë duke i quajtur “përralla”.
Berisha ka mbajtur një protestë kundër Vuçiqit dhe nismës “Ballkani i Hapur” në Tiranë dhe ka arritur të mbledhë mijëra shqiptarë.
Mediat serbe pro-presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i kanë quajtur ekstremistë ata që po protestojnë sot në Tiranë kundër vizitës së kreut të shtetit serb, i cili do të takohet me kryeministrin shqiptar, Edi Rama në kuadër të nismës së përbashkët, “Ballkani i Hapur”.
“Novosti” ka shkruar se ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha e ka kontaktuar personalisht ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj “për të siguruar praninë e së paku 100 personave nga Kosova në protestë”, transmeton Gazeta Express.
Por Haradinaj në një përgjigje për Gazetën Express ka mohuar këtë duke thënë se ato media po ja bëjnë fushatën Vuçiqit dhe i ka cilësuar si “përralla” raportimet.
“Po ia bëjnë fushatën Vuciqit, janë përralla”, ka thënë ai për Gazetën Express