Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se partia e tij e përkrah mundësinë që qytetarët të tërheqin një pjesë të trustit, derisa kërkoi që të bëhet një analizë dhe të gjendet formula e rikthimit të këtyre mjeteve, raporton Ekonomia Online.
Në një konferencë për medie, ku ka kërkuar të rishikohet buxheti për këtë vit, Haradinaj u shpreh se rishikimi duhet të bëhet me urgjencë dhe të krijohen disa veprime financiare direkte që të ndërhyjnë në gjendjen e tashme e që ta mbajnë në kontrolle fuqinë blerëse.
“E përkrahin pra për shumën se sa duhet të tërhiqet jemi të hapur që të bëhet një analizë e kujdesshme. Duhet të ketë një projekt se si do të kthehen këto nga qeveria. A do të mundet kjo që të jetë një veprim qe nuk është në koston e qytetarit. Jemi të interesuar që të gjendet formula e rikthimit”
“Jemi të shqetësuar për situatën me likuiditetin e kostot dhe është një situatë që po vazhdon të përkeqësohet. Devijimet e vazhdueshme në furnizim me energji po e rritin koston”, tha Haradinaj.