Lideri i Aleancës për Ardhëmrinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka quajtuar akt qyqar sulmin ndaj gazetarit Valon Syla, i cili ka ndodhur mbrëmjen e së martës, përcjell Gazeta Papirus.
Haradinaj theksoi se për një të ardhme të sigurt fjala e lirë është garancë e demokracisë.
Tutje, kreu i AAK-së kërkoi nga organet e rendit që ta zbardhin këtë rast, duke shpresuar se është i fundit i natyrës së tillë.
Postimi i plotë i tij:
“I papranueshëm sulmi qyqar ndaj gazetarit Valon Syla! Apeloj tek organet e rendit që të zbardhin rastin dhe uroj të jetë i fundit! Fjala e lirë është garancë e demokracisë në një shoqëri që aspiron një të ardhme të sigurt.”/Gazeta Papirus/