Në kohën kur dokumentet jozyrtare, të njohura si “non-paper” po dalin, sa në Slloveni e sa në Kosovë, e që për qëllim kanë ndryshimin e kufijve apo marrëveshjet e mëdha historike, një i tillë është hartuar më 2002, në Serbi.
Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka nxjerrë në Twitter një “non-paper”, që sipas saj e futi në telashe atë kohë kryeministrin Zoran Gjingjiq.
Gjingjiq më vonë ishte vrarë.
Dokumenti është një strategji se si duhet vepruar në Kosovë pas luftës.
Në “non paper-in” serb, i hartuar vetëm për Kosovën, ndër të tjera thuhet se duhet bërë kërkesa të mëdha, për të marrë si kthim diçka për serbët.
Po ashtu në këtë dokument të vitit 2002, gjashtë vite para shpalljes së pavarësisë, thuhet se “nëse Kosova arrin pavarësinë, ne duhet të kërkojmë a; ndarjen territoriale, garanci të forta ndërkombëtare për serbët në pjesën shqiptare dhe status të veçantë të objekteve fetare”.
Parashihej edhe një lidhje e strukturave lokale si dhe propagandimi te mediat e fuqishme botërore.
Në fakt, të gjithë këto tema janë ende aktuale. Si ndarja territoriale, si asociacioni i komunave serbe dhe po ashtu propaganda