Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj Stublla ka zhvilluar një bisedë telefonike me Përfaqësuesin Special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, shkruan /drenica.live/
Haradinaj-Stublla ka thënë se ka marrë konfirmim nga Palmeri se do të përcjellin me interesim të lartë edhe formalizimin e njohjes nga Izraeli.
z. Palmer nga ana e tij konfirmoi se SHBA-të do të vazhdojnë përcjelljen me interesim të lartë të zhvillimeve në Kosovë, veçanërisht në implementimin e Marrëveshjes së 4 Shtatorit, specifikisht formalizmin e marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit”, ka shkruar kryediplomatja në Facebook.
Ndryshe, marrëveshja e katër shtatorit e nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë në Washington garantonte njohjen e Kosovës nga shteti izraelit. Megjithatë Kosova nuk ka pranuar ende një notë verbale./drenica.live