GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Haradinaj: Shteti shqiptar t’i jap nënshtetësinë të gjithë shqiptarëve

30/11/2021
në Ballina, Kosovë, Lajme, Shqipëri
Koha e leximit:3 mins read
Haradinaj: Shteti shqiptar t’i jap nënshtetësinë të gjithë shqiptarëve
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë (AAK), Ramush Haradinaj ka folur për takimin e fundit në mes dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës si dhe për marrëveshjet e nënshkruara në mes dy vendeve.

Kosova dhe Shqipëria kanë shumë nevojë që të arrijnë t’i dakordojnë të gjitha protokollet e marrëdhënieve të ndërsjella në çdo fushë të jetës. Nënshkrimi i marrëveshjeve është shumë i mirë por i rëndësishëm është zbatimi i tyre, dmth koha e zbatimit të këtyre marrëveshjeve”.
“Është shumë e rëndësishme për në shqiptarët që të kemi dhe të dakordohemi për disa qëllime që janë më me rëndësi për të ardhmen. Disa prej këtyre qëllime janë nga fusha ekonomike, disa të sigurisë dhe disa të karakterit kombëtar qëllime këto që duhet ti kemi të qarta tani”.

“Marrëveshjet po nënshkruhen nga qeveritë dmth udhëheqësit e dy qeverive mirëpo më pastaj po ngecin në sistemet e dy vendeve tona, dhe kjo është ndoshta arsyeja që po vonojmë në realizimin e përgjegjësive të marra. Pra, duhet të bëhet përpjekje për sigurimin e implementimit të tyre në kohë”, ka thënë Haradinaj.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se duhet të bëhet një pakt në mes dy vendeve si përshembull në fushën e sigurisë për mbrojtje të ndërsjellët ushtarake.

“I rëndësishëm është unifikimi i të gjitha politikave ekonomike, tatimore e administrative që do ta mundësonte një integrim të tregut dhe ekonomive tona, dhe besoj se kemi ende nevojë për infrastrukturë si rruga e kombit, autostrada energjetike, por nuk kemi një hekurudhë Kosovë-Shqipëri e cila është shumë e nevojshme. Gjithashtu duhet të avancojmë në fushën e sigurisë, pra një pakt për mbrojtje të ndërsjellët ushtarake, siç ishte rasti i tërmetit në Shqipëri ku Kosova pati dërguar trupat e saj ushtarake me kohë por e keqja ishte që kishte shumë burokraci, prandaj duhet një pakt mes dy vendeve në mënyrë që të ndodh me automatizëm ndërhyrja nëse njëri apo tjetri vend rrezikohet në çfarëdo forme”, ka thënë Haradinaj.

Sipas të parit të AAK-së, shteti shqiptar duhet t’iu jap nënshtetësinë të gjithë shqiptarëve sepse kjo është në interes të vet Shqipërisë sepse e rrit numrin e pjesëmarrësve në treg e në ekonomi.

“Unë besoj se në interes të Shqipërisë është shtetësia shqiptare sepse e rrit numrin e pjesëmarrësve në treg në ekonomi. Pra, nëse u ipet nënshtetësia të gjithë shqiptarëve, atëherë me Shqipërinë lidhen mbi 10 milionë njerëz të cilët kanë kontribute për krejt atë që ndodh në Shqipëri; në taksa, tek kontributet apo edhe tek vizitat, pra rritet fuqia e shtetit shqiptar si në planin ekonomik, të sigurisë, ashtu edhe në fushat tjera”, është shprehur Haradinaj.

Tags: Ramush HaradinajShqipëri
ShareTweetShare
Previous Post

MBAHET MBLEDHJA E KRYESISË SË KUVENDIT, KËTO PIKA JANË NË REND DITE

Next Post

Video nga rrahja dhe të shtënat me armë në veri të Mitrovicës

Next Post
Video nga rrahja dhe të shtënat me armë në veri të Mitrovicës

Video nga rrahja dhe të shtënat me armë në veri të Mitrovicës

Lajmet e fundit

“Alarm, krejt vëmendja në Hagë”, thotë Behrami pasi iu refuzuan kërkesat për lirim të përkohshëm Veselit, Krasniqit dhe Selimit

“Alarm, krejt vëmendja në Hagë”, thotë Behrami pasi iu refuzuan kërkesat për lirim të përkohshëm Veselit, Krasniqit dhe Selimit

21/05/2025
Rrahu një burrë në karnaval, kosovari dënohet me burg dhe dëbim nga Zvicra

Zvicra siguron, mbështet Kosovën për anëtarësim në Bashkimin Europian

21/05/2025
Keller-Sutte, Osmanit: U pa nga pjesëmarrja e diasporës suaj se të duan

Keller-Sutte, Osmanit: U pa nga pjesëmarrja e diasporës suaj se të duan

21/05/2025
KQZ: U mor vendim për ndalimin e mjeteve ndaj partive që PZAP-i ka shqiptuar gjoba

KQZ: U mor vendim për ndalimin e mjeteve ndaj partive që PZAP-i ka shqiptuar gjoba

21/05/2025
Policia ndërmerr aksion në Prizren, ndëshkohen 19 shoferë që parkuan në zonën e gjelbër

Policia ndërmerr aksion në Prizren, ndëshkohen 19 shoferë që parkuan në zonën e gjelbër

21/05/2025

Zbulo cilën pije të përfaqëson më së miri muaji i lindjes

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
“Alarm, krejt vëmendja në Hagë”, thotë Behrami pasi iu refuzuan kërkesat për lirim të përkohshëm Veselit, Krasniqit dhe Selimit

“Alarm, krejt vëmendja në Hagë”, thotë Behrami pasi iu refuzuan kërkesat për lirim të përkohshëm Veselit, Krasniqit dhe Selimit

21/05/2025
Rrahu një burrë në karnaval, kosovari dënohet me burg dhe dëbim nga Zvicra

Zvicra siguron, mbështet Kosovën për anëtarësim në Bashkimin Europian

21/05/2025
Keller-Sutte, Osmanit: U pa nga pjesëmarrja e diasporës suaj se të duan

Keller-Sutte, Osmanit: U pa nga pjesëmarrja e diasporës suaj se të duan

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.