Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për vrasjen e Bashkim Brahimajt, viktima i cili dyshohet se u vra nga një i afërm për çështje pronësore në Novosellë të Pejës.
Në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ngushëllimet ia ka shprehur familjes dhe bashkëluftëtarëve të tjerë të viktimës teksa ka shpërndarë një fotografi të tijën në uniformë të UÇK-së.
“I pikëlluar nga lajmi për vdekjen tragjike të bashkëluftëtarit Bashkim Brahimaj. Duke u lutur që të mos përsëriten kurrë më tragjedi të tilla, ndajmë dhembjen me familjen dhe bashkëluftëtarët! Bashkimi u prehtë në paqe!”, thuhet në postimin e tij.
Ndërkaq, sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 14:40, të së shtunës.“Pas marrjes së informacionit për rastin në fjalë, policia menjëherë është përgjigjur dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, aty kanë hasur në një trup të shtrirë. Vdekjen e viktimës ka konstatuar edhe mjeku kujdestar”, ka deklaruar Gashi.“Pas marrjes së informacionit për rastin në fjalë, policia menjëherë është përgjigjur dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, aty kanë hasur në një trup të shtrirë. Vdekjen e viktimës ka konstatuar edhe mjeku kujdestar”, ka deklaruar Gashi.
Tutje ka thënë se i dyshuari është në arrati teksa policia në kërkim të të dyshuarit dhe në hetim të rastit.
Për arsyet e vrasjes, Gashi nuk ka dhënë më shumë detaje.
Jozyrtarisht raportohet se vrasja se dorasi dhe viktima janë familjarë mes vete (djem të axhës).
Ndërkaq, dyshohet se prona mund të ketë çuar rastin deri te vrasja.