Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në përmbyllje të festivalit të kulturës dhe verës “Festari”, iu është bashkuar kryetarit të Komunës, Bali Muharremajt, në ceremoninë e këputjes së kalaveshit të rrushit në vreshtat e Suharekës.
“Një ndjenjë e veçantë që isha pjesë e gëzimit të vreshtarëve me vjeljen e rrushit si dhe pjesë e festës së këtij festivali”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Ai e ka përgëzuar kryetarin Bali Muharremaj dhe ekipin e tij për organizimin e festivalit.
“Një festë që dëshmon përkushtimin tonë për kulturën dhe traditat tona”, ka shtuar ai.