Deputeti i betuar nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj në “Rubikon me Adriatik Kelmendin”, tha se propozimi Bogujevcit ose Selimit për kryeparlamentare nga ana e VV është rrugëdalja nga bllokada.
“Unë personalisht nuk kam asnjë gjë personale me Albulena Haxhiun, por duket që edhe ne qeverisjen e ka pas një qëndrim më radikal akuzues për opozitën. Shihet që është një mllef i theksum te deputetët e ish-opozitës”
“Ne e kemi thënë që zgjidhja më e mirë, me mireëkuptim ishte që në rast se e zgjidhni Shqipe Selimin ose Saranda Bogujevcin, vota ime është për”, vijoi tutje ai.
Ai tha se këta emra i kanë për shkak të situatave, Shqipja si gruaja e Rexhep Selimit, që sipas tij “obligohen moralisht” për ta votuar.
Ndërsa, për Bogujevcin tha se ka një histori të dhimbshme dhe nuk ka pas ndonjë qëndrim radikal ndaj parive opozitare.