Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i tronditur me rastin tragjik që ndodhi në Pejë, ku si pasojë e vërshimeve, vdiqën dy persona.
Ai tha se bashkëndjen me familjen Ademaj që humbi familjarët, teksa ka apeluar institucionet përgjegjëse që të veprojnë me vendosmëri dhe seriozitet.
Reagimi i tij i plotë:
I tronditur pas vërshimeve në Pejë, apeloj që qeveria, komuna dhe të gjitha institucionet përgjegjëse, të veprojnë me vendosmëri e seriozitet.
Bashkëndjej me familjen Ademaj që humbi familjarët.
Bashkëndjej me të gjithë qytetarët që u dëmtuan nga vërshimet.