“Të arrihet marrëveshja për njohje reciproke Kosovë-Serbi bazuar në parimet e integriteti territorial. Pra të mos preket integriteti territorial dhe kufijtë e Kosovës, sovraniteti e kushtetutshmëria. Kryeministri Kurti nuk ka gatishmëri për të dhënë përgjigje sepse kryeministrit po i pëlqen dialogu teknik i teknikëve. Mirëpo me këtë logjik kryeministri po i shërben Serbisë”.
Tutje, Haradinaj theksoi se nëse kryeministri Kurti vazhdon me dialogun teknik e vonon ditën që Kosova të jetë partneritet për paqe në NATO.
“Pra është nderi më i madh që mund t’ia bëjë Serbisë për të vazhduar një dialog të tillë në mënyrë që Serbia të arsyetohet se po dialogon me Kosovën. Në këtë mënyrë kërkesa jonë është të mos vazhdohet për të ndihmuar Serbinë me këtë dialog teknik të Petkoviqit dhe Bislimit. Edhe udhëheqësit shtetëror përfshirë edhe presidentin e Francës kanë shpresuar që në muajt në vijim që i bie këtë vit. I vetmi që nuk dëshiron të hyjë në temë është kryeministri Kurti”.
“Bashkësia ndërkombëtare do t’i japë Kosovës të drejtën për anëtarësim në NATO. Kryeministri duke vazhduar dialogun teknik e vonon ditën kur ne mund të ftohemi për partneritet për paqe në NATO”, tha Haradinaj.
Sipas tij, fokusi i madh i faktorit ndërkombëtarëve për marrëveshje final është dëshmi se Serbia duhet të japë qëndrimin e vet njohje ose jo, raporton EO.
“Fokusimi kaq i madh i Uashingtonit zyrtar i Londrës, i Berlinit, i Brukselit besoj që do ta sjellë situatën kur Serbia do të duhet të japë qëndrimin e vet njohje ose jo. Nëse është njohje është perspektivë e mirë për rajonin nëse jo të paktën hapet mundësi për një vazhdim pa pritur prej Serbisë më tutje njohjen”.