Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj ka reaguar në lidhje me takimin që Albin Kurti ka thirrur dy partitë LDK dhe PDK.
Ai thotë se Memli Krasniqi duhet të shkojë në këtë takim.
“PDK-ja duhet ta ketë vetëm një prioritet në çfarëdo bashkëpunimi të mundshëm me partitë e tjera politike: fatin e Kosovës, të Hashimit, Kadrisë, Jakupit, Rexhës dhe të tjerëve në Hagë”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
Memli Krasniqi duhet të shkojë në takim.
PDK-ja duhet ta ketë vetëm një prioritet në çfarëdo bashkëpunimi të mundshëm me partitë e tjera politike: fatin e Kosovës, të Hashimit, Kadrisë, Jakupit, Rexhës dhe të tjerëve në Hagë!