Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dhënë një mesazh për ata që po synojnë ta ndihmojnë Albin Kurtin në formimin e qeverisë së re.
Ai ka paralajmëruar ata se do të marrin përgjegjësi për të këqijat që mund t`i sjell Kosovës Qeveria Kurti 3.
Në emisionin “Blic Interview” me gazetarin Astrit Gashin, ai ka thënë se një përgjegjësie të tillë nuk mund t`i shpejtojë as kryetari i Nismës, Fatmir Limaj.
“Kjo porosi është edhe për Limajn dhe Nismën në radhë të parë, sepse kemi qenë bashkërrugtar: Mos harroni, nuk ka me mujtë kush me i ikë përgjegjësisë për të këqijat që i ndodhin vendit, kushdo që e ndihmon Kurtin, për çfarë do llogarie”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka bërë me dije se ka informacione se një Qeveri Kurti 3 do t`i sjell pasoja të mëdha Kosovës.
“Na do të kemi pasoja, dhe ata që marrin pjesë në krijimin e këtyre pasojave do të japin llogari. Nuk kanë me mutjë më i ikë përgjegjësisë, kushdo qoftë, cilado qoftë e kaluar e lavdishme e tyre”, ka thënë Haradinaj