“Lajm i keq nëse nuk do ta ndërronim qeverinë Kurti”, ka thënë kandidati për kryeministër nga AAK, Ramush Haradinaj, në një intervistë për Zërin e Amerikës.
Haradinaj, që po qëndron në ShBA qe disa ditë, tha se vendi duhet të kthejë raportet bilaterale Prishtinë-Uashington, për ç’gjë vlerëson se janë dëmtuar nga Kurti,
“Nuk guxojmë të humbim kohë, besoj shumë që do të ishte lajm i keq nëse nuk do ta ndërronim qeverinë Kurti, për shkak se dështoi të punojë me administratën Biden. Duhet t’i kthehemi marrëdhënieve bilaterale me administratën Trump”, tha Haradinaj.
“I kemi ofruar Amerikës përjetësisht lokacione, për përdorim ushtarak dhe civil, si Bondsteel dhe Film City, jemi të hapur për Aeroportin e Gjakovës, dhe Parku stërvitor në Babaj të bokës”, tha Haradinaj