Nga Kaçaniku u zotua se “me mua kryeministër…çmimi i energjisë nuk rritet, por ulet”, kandidati nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Për tri vjet ose dy e gjysmë, tha Haradinaj, çmimi do të ulet dhe do të mbulohet nga ngritja e kapaciteteve prodhuese “me termocentralin me gaz”.
“Me mua më nuk rritet çmimi i energjisë…prej ditës që ia nisi me punu, ju siguroj që ka mu ul çmimi i energjisë, sepse kemi me prodhu këtu.
Nuk ka me pas lehtë mos m’e rritë më, se ka me pas kërkesa e presioni, dhe na kanë bë të varur prje atyree që shesin, prej Serbie e prej tjerve…
Nga dita që hy në zyre e atë ditë që dal, rryma s’ka mu rritë në Kosovë, por ka mu zbrit në fund të vitit të tretë, e shpresoj në dy vite e gjysme – centrali me gaz ka me qenë për tri vjet”, tha Haradinaj.