Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ka shkuar për inaugurimin e presidentit Donald Trump.
Ai u shpreh thellësisht i nderuar për ftesën që i është bërë për të qenë prezent atje, ndërsa tregoi se ka zhvilluar disa takime.
Jam thellësisht i nderuar të fillojë këtë fundjavë festive të inaugurimit te Presidentit Trump, me ftesë të miqve tanë na Iowa e në shenjë të këtij momenti historik. Ishte e një rëndësie të jashtëzakonshme të takohesha me Matthew Whitaker, i përzgjedhur i Presidentit Trump për ambasador të SHBA në NATO, Senatoren Joni Ernst dhe Kongresmenët Randy Feenestra e Zach Nunn nga Iowa e ShBA”, tha Haradinaj në një postim në Facebook.
“Në të gjitha bisedat kam diskutuar me prioritet angazhimin e përbashkët të anëtarësimit direkt të Kosovës në NATO dhe kthimit të raportit steategjik mes dy vendeve!”, tha ai.