Në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, për nder të 24-vjtorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), bëri homazhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.
Haradinaj tha se Prekazi është vendi ku ka ndodhur kthesa për shqiptarët, pra kthesa e lirisë.
Ai pasi bëri homazhe u shpreh se në Prekaz do të shkojnë e të përkulen përherë dhe se do të kujdesen për të mbrojtur dhe forcuar lirinë dhe Kosovë.
“Jemi në nderim në Prekaz, në vendin ku ka rënë Komandanti Legjendar, Adem Jashari, familja Jashari, në vendin ku ka ndodhur kthesa për shqiptarët, pra kthesa e lirisë. Jemi në vendin e shenjtë të shqiptarëve, do të vijmë çdo herë, do të përulemi me respekt, të vetëdijshëm se sa e shtrenjtë është liria, poashtu do të kujdesemi që të veprojmë, mbrojmë dhe forcojmë lirinë dhe Kosovën”, tha Haradinaj.
Në Prekaz kanë bërë homazhe sot edhe krerët e shtetit, liderë politikë të opozitës dhe qytetarë të shumtë.