Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj po qëndron për një vizitë në Gjermani.
Kështu bëri të ditur vetë ai përmes një postimi në “Facebook”, ku konfirmoi ftesën nga Ukë Blaka, i pari i Aleancës në vendin evropian.
Sipas Haradinajt, degët gjegjëse po rriten me ritme të shpejta, ndërsa ka publikuar edhe emrat e kryetarëve.