GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Haradinaj në 23-vjetorin e AAK-së: Në shërbejmë me besim, kur besojmë nuk kalkulojmë

02/05/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Haradinaj: AAK po kalon nëpër një momentum shumë pozitiv, po fuqizohemi në Kosovë e në diasporë
Share on FacebookShare on Twitter

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) sot ka festuar 23 vjetorin e saj të themelimit, duke mbledhur strukturat dhe aktivistët e saj si dhe personalitete nga jeta publike.

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, në fjalën e tij, tha se ashtu si kohërat e vështira lindën njerëz të zotë e patriotë edhe në paqe lindën njerëz të mirë e profesionistë të shquar e këto dy kohëra bashkë e lindën Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

“Të nderuar miq, jeta në robëri lindi lëvizjet patriotike. Patriotë të shquar u vranë, u burgosën, u torturuan, e disa prej tyre asnjëherë nuk u kthyen në shtëpi. Nderojmë Adem Demaçin, Ukshin Hotin dhe gjithë të tjerët.
Robëria lindi lëvizjen paqësore. Nderojmë presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova dhe të gjithë pjesëmarrësit e lëvizjes paqësore.

Robëria e egër e sjelli luftën dhe lindi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Lufta për liri e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sjelli lirinë por edhe i dha përjetësinë shumë të dashurve tanë. Nderojmë Adem Jasharin, familjen Jashari, gjithë të rënët për liri, martirët tonë, duam të dimë për fatin e të pagjeturve, duam drejtësi për viktimat e dhunës seksuale, duam drejtësi për të gjitha viktimat e luftës, nderojmë kategoritë e lirisë.

Lëvizjet patriotike, lëvizja paqësore, lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës lindi aleancën më të çmuar për shqiptarët, aleancën me Amerikën dhe Naton. I jemi mirënjohës për jetë Amerikës dhe Natos. Me të drejtë sot themi se Amerika është ylli ynë polar.

Ashtu si kohërat e vështira lindën njerëz të zotë e patriotë edhe në paqe lindën njerëz të mirë e profesionistë të shquar e këto dy kohëra bashkë e lindën Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Na lindën ne”, tregoi Haradinaj.

Tutje kreu i AAK-së tregoi se për çka shquhet partia e tij.

“Për çka shquhemi ne? Shquhemi për shërbimin tonë ndaj atdheut, ne shërbejmë me besim e kur besojmë nuk kalkulojmë. Ashtu si nuk kalkuluam në përpjekjet për liri, për shtet, për pavarësi, për demokraci, asnjëherë s’do të kalkulojmë për shërbimin ndaj atdheut. Me të drejtë sot besojmë në Kosovën e zhvilluar ekonomikisht, me mundësi për jetë të mirë këtu në Kosovë për të gjithë, veçanërisht për të rinjtë dhe s’do të kalkulojmë. Besojmë në Kosovën në harmoni me të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe s’do të kalkulojmë. Besojmë në fqinjësinë e mirë me popujt fqinj dhe do të ruajmë fqinjësinë e mirë. Besojmë në njohjen me Serbinë dhe marrëveshjen për njohje. Do ta ndihmojmë Kosovën që të jetoj në paqe në vete, në paqe me fqinjët dhe që ti bashkohet familjes Euroatlantike. Ne besojmë në Nato, sepse Aleanca me Naton lindi në kohërat më të vështira për ne dhe do të punojmë pa kalkulime, që Kosova ti bashkohet NATO-s”,

“Të dashur qytetarë të Kosovës. Si në kohërat të luftës ashtu edhe të paqes janë edhe njerëzit e tjerë që stagnojnë procese apo mbjellin huti. Për këtë arsye është kaq me rëndësi që ne që besojmë të jemi bashkë, të jemi shumicë, të fortë dhe t’i prijmë Kosovës që asnjë proces mos të ndalet dhe që asnjëherë mos të frikësohemi. Ne jemi të guximshëm se besojmë, dhe ne kur besojmë shërbejmë pa kalkulime. Kosova na thërret sot ti bashkohemi Aleancës që ti shërbejmë me besim dhe pa kalkulime. Aleancë me fat 23 vjetorin! Ju faleminderit”, përfundoi Haradinaj fjaimin e tij duke uruar për themelimin e 23 vjetorit të Aleancës.

Tags: aakRamush Haradinaj
ShareTweetShare
Previous Post

Miratimi i Deklaratës për të Zhdukurit, vjen reagimi i parë nga Vetëvendosje

Next Post

Deklarata për të Zhdukurit/Shpërthen në lot Nesrete Kumnova: Inshallah do Zoti me i gjetë e me na i kthy

Lajmet e fundit

Aksidenti i rëndënë dalje të autostradës, Ministria bën thirrje të shmanget rruga prej “Veternikut” në Fushë-Kosovë

Aksidenti i rëndënë dalje të autostradës, Ministria bën thirrje të shmanget rruga prej “Veternikut” në Fushë-Kosovë

21/05/2025
Shpëtohet jeta e 5-vjeçarit në QKUK, përpiu një farë të paqëruar

Shpëtohet jeta e 5-vjeçarit në QKUK, përpiu një farë të paqëruar

21/05/2025
Mbyllen gjashtë qendra kolektive në Leposaviq

Mbyllen gjashtë qendra kolektive në Leposaviq

21/05/2025
Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

21/05/2025
Haradinaj: Albini e ka angazhu krejt VLEN-in e Maqedonisë së Veriut me kontaktu Adem Hoxhën për votën

Haradinaj: Albini e ka angazhu krejt VLEN-in e Maqedonisë së Veriut me kontaktu Adem Hoxhën për votën

21/05/2025
Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Aksidenti i rëndënë dalje të autostradës, Ministria bën thirrje të shmanget rruga prej “Veternikut” në Fushë-Kosovë

Aksidenti i rëndënë dalje të autostradës, Ministria bën thirrje të shmanget rruga prej “Veternikut” në Fushë-Kosovë

21/05/2025
Shpëtohet jeta e 5-vjeçarit në QKUK, përpiu një farë të paqëruar

Shpëtohet jeta e 5-vjeçarit në QKUK, përpiu një farë të paqëruar

21/05/2025
Mbyllen gjashtë qendra kolektive në Leposaviq

Mbyllen gjashtë qendra kolektive në Leposaviq

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.