Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar togerin e FSK-së, Mendim Muçiqi, i cili u diplomua me sukses në Akademinë Mbretërore Ushtarake “Sandhurst” në Mbretërinë e Bashkuar.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se aleatët e Kosovës po ndihmojnë në përgatitjen e kuadrove të rinj.
Sipas tij, me ndihmën e tyre, lehetesohet edhe integrimi në NATO.
“Orientimi ynë drejt integrimeve euro-atlantike lehtësohet nga kuadro mirë të përgatitur, krejt kjo falë ndihmës së aleatëve tanë, të cilët vazhdojnë ta mbështesin ushtrinë tonë dhe të ndihmojnë në edukimin e oficerëve dhe nënoficerëve të rinj në institucionet ushtarake më prestigjioze”, ka shkruar Haradinaj.