Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti, lidhur me siç thotë ai dobësimin e Kosovës në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Haradinaj u shpreh se një gjë të tillë e dëshmon ‘ngrirja’ e qeveritarëve për të vizituar Shtetet e Bashkuara të Amerikës’.
”Kryeministri Kurti, po të ishte në vijë me ta, do të ishte shku më shpesh në SHBA, apo qeveria e tij, e jo Daçiqi”.
Veprimet e Kurtit nuk janë strategjike, asnjëra prej tyre. Negocimi për targat me amerikanët, Kurti ka pasë mundësi me iu thanë amerikanëve: nëse vi unë me këtë plan që po ma jepni, që po e pëlqej shumë, cilat garanca janë për Asociacionin?”.
”Mos të harrojmë Kurti aftësinë që me e praptësu gjërat, e ka dobësuar me pozicionin e vet, ky është veç i qortuar, dhe si qeveri është e ngrirë, nuk është kjo mënyra si ti e forcon pozicionin tonë me amerikanët”, tha ai në Rubikon.