Kryetari i AAK’së Ramush Haradinaj, në seancën që po mbahet sot ka pasur një varg kritikash për Kurtin e deputetët e tij, derisa edhe njëherë akuzoi atë për refuzimin e gazsjellësit amerikan e ndihmave nga shtetet aleate,
Haradinaj tha se Kurti është vonuar për reagim, e kur ai i thoshte që t’i dërgoj ministrat ‘’të mërdhihen’’ te KEK, në mënyrë që të reagojnë me kohë ai nuk e dëgjoi.
Tutje Haradinaj, kritikoi deputetët e LVV’së, duke thënë se disa nga ta ju mungon vetëm ‘’defi’’.
E për këtë nuk kaloi pa reaguar kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, i cili i tha Haradinajt të ketë respekt.
‘’Më shumë respekt për kolegët’’, tha Konjufca pas deklaratës së Haradinajt