Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka komentuar darken e mbrëmshme të kryeministrit Kurti me emisarin Miroslav Lajçak.
Haradinaj ka thënë se Kurti do të duhej të sqarojë opinionin në Kosovë për darkën e zhvilluar mbrëmë në orët e vona se për çka u dakorduan.
“Është e padrejtë që opinioni të informohet nga negociatori e jo nga Albini”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj.