Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Kyeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet të kërkojë takim bilateral me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ashtu që puna e mbetur në gjysmë të finalizohet.
I ftuar në “Debat Plus” pas takimeve të tij në SHBA, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Qeverisë së Kosovës është duke i munguar iniciativa për komunikim bilateral me Departamentin e Shtetit.
“Kurti duhet të kërkonte takim bilateral me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, t’i thoshte se kemi lënë një punë në gjysëm”, ka thënë Haradinaj.
“Unë jam ankuar që është duke vazhduar ‘dialogu i teknikëve’ dhe qeverisë po i duket argëtuese të flas për qështjen e stikerave”, ka thënë Haradinaj, gjersa ka shtuar se ky është momenti ideal që Kosova të kërkojë njohjen nga Serbia, tani që kjo e fundit nuk po pranon ti vendosë sanksione Serbisë.
Haradinaj ka thënë se ai nuk është përpjekur të zbulojë çështje të reja në takimet e tij duke thënë që shqetësohet se “marrëdhëniet e acaruara” të Kurtit mund të jenë një problem për Kosovën.
“Jam i habitur nga Kurti”, ka theksuar ai.
Lideri i AAK-së ishte pritur në takim nga emisari amerikan Gabriel Escobar, Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Evroazisë, me të cilin kishte biseduar “për temat e politikës së jashtme dhe sigurisë në Kosovë, dhe njohjen reciproke të saj”./Portali D/