Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka kujtuar heronjtë Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën në 26-vjetorin e rënies së tyre.
Sipas Haradinajt, sakrifica e tyre, trasoi rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
“Në 26-vjetorin e rënies, kujtojmë dhe nderojmë heroizmin e trimave të UÇK-së, komandantin Zahir Pajaziti dhe bashkëluftëtarët e tij, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Sakrifica e tyre, trasoi rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Zahiri, Edmondi dhe Hakifi do të jenë përherë pjesë e kujtesës sonë historike”, ka shkruar Haradinaj.