Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se Qeveria Kurti në aleancë me Listën Serbe e ka ndërruar rendin e ditës në seancën e sotme të Kuvendit ku po shqyrtohet projektbuxheti.
“Qeveria Po nxitohet me aprovu buxhetin, e ndihmuar nga Lista Serbe”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka bërë të ditur se do të votojnë kundër buxhetit në fund të diskutimit.
“I bëj apel Kurtit që ta fillojë ditën e punës çdo ditë në KEK së bashku me ministren dhe të paguajë koston e importit nga buxheti i këtij viti mos ta bartë në vitin tjetër sepse ashtu krijon pengesa të mëdha për buxhetim të projekteve te tjera”, ka thënë ai në një konferencë për media.
“I bëj thirrje Kurtit mos e fshih sepse po hetohet që është një koalicion me Listën Serbe , ti del përballë çështjes së marrëveshjes finale Kosovë-Serbi, t’i drejtohet presidentit të Amerikës me kërkesë për marrëveshjen finale”, ka shtuar Haradinaj.
Ai ka thënë se Kurti po i ndihmon agjendës së Serbisë.
“Kryeministri Kurti duke u nxituar me votu ligjin për buxhetin pa buxhetim të ligjit të pagave me ndihmën e Listës Serbe iu siguroj që po i ndihmon agjendës së Serbisë. Pra, po e pengon në ecjen e qëndrueshme të Kosovës”, tha Haradinaj.