Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është deklaruar një ditë para konstituimit të kuvendit.
Haradinaj tha se si parti kanë një kërkesë për Vetëvendosjen, që të shkojë në opozitë.
“E kemi një kërkesë për Vetëvendosjen që ata me dalë në opozitë, ndërsa për opozitën nuk kemi asnjë kusht”, tha Haradinaj, transmeton Gazeta Papirus.
Haradinaj foli edhe për partnerin e tij të koalicionit gjatë zgjedhjeve të 9 shkurti, Fatmir Limajn, për të cilin tha se nëse pozicionohet me pushtetin atëherë ky veprim sipas tij është i turpshëm.
“Nuk kam komunikim nga intervista e fundit e famshme e Limajt. Ka qenë i vështirë krijimi i shumicës nga opozita, pozicionimi i tij i hershëm e ka bërë edhe më të vështirë, edhe nëse NISMA dhe Limaj mbështesin pushtetin, kuptohet që ata ndahen nga ne. Por është një ndarje e turpshme, pasi kemi kërkuar vota për ndryshim dhe sjellja e tyre, veprimi i tyre është mjaft i turpshëm”, tha kreu i AAK-së.