Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin e Kosovës, Enver Zymerin në 11-vjetorin e rënies.
Hardinaj ka thënë se mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit të vendit, për Enver Zymerin ishin përtej jetës së tij.
“11 vjet nga rënia heroike e pjesëtarit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Enver Zymeri. Mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit të vendit, siguria e qytetarëve dhe mbrojtja e rendit dhe ligjit, për Enverin ishin përtej jetës së tij. Sakrifica e tij në shërbim të vendit dhe mbrojtjes së rendit kushtetues, do mbetet frymëzim ndër breza”, ka thënë Haradinaj.
“Në ditën memoriale e punonjësve policorë të rënë në krye të detyrës, nderojmë kontributin e të gjithë policëve që kanë dëshmuar profesionalizëm të lartë në kryerjen e detyrave, në mbrojtje të rendit dhe ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, është shprehur Haradinaj.