Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur brengën e tij për siç tha krizën energjetike në vend.
Ai tha se sot vendi po përballet me reduktime të energjisë elektrike, andaj e pyeti kryeministrin Albin Kurti se si do ta kalojnë qytetarët e vendit dimrin.
“Vendi po hynë në një krizë energjetike. Si do ta kalojmë këtë dimër, sa i vështirë do të jetë për qytetarët për ekonominë”, tha Haradinaj, shkruan Reporteri.net
Haradinaj tha si do të zgjidhet situate me energjinë kur sot një megavat orë kushton 450 euro.
“Vendosi ministrat në shator te KEK-u le të mërdhihen pak ministrat, edhe ata të KEK-ut”, tha Haradinaj.