Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se deri më tani ka dhuruar 3 rroga të tija për Fondin e Sigurisë. Haradinaj po ashtu ka shtuar se ka informata se deri më tani janë mbledhur mbi 10 milionë euro në këtë fond.
Ai ka thënë se ushtria është e Kosovës dhe nuk i kupton disa opozitarë që nuk e përkrahin fondin.
“I kam dhënë tri paga për Fondin e Sigurisë”, tha ai ne emisionin Pressing në T7.
“Ndoshta i blejnë tri pushkë të reja për ushtarë. Të bukura. Të blejmë Javelina. I pamë në Ukrainë. Do të bëjë pyetje. A do të ketë rishikim. Ndihmat janë të mirëseardhura. Gabim po bëjnë opozitarët tjerë. Nëse nuk duan mos të qesin. Nuk mund të ketë parregullsi. Ushtria është e jona dhe ju bëjë apel të gjithë shqiptarëve, kush sa ka që të dhurojë fonde”, shtoi ai.
Tutje ai tha se do të ketë transparencë për këto fonde, edhe pse qeveria nuk ka dhënë asnjë shumë se sa para janë mbledhur.
“Aleatët e dijnë. Besom. Partnerët tanë e dinë. Edhe publiku do e marrë vesh me kohë. Këshilli i Sigurisë e zbulon këtë të dhënë. Kontratat e ushtrisë nuk bëhen publike. Edhe për polici ka raste. Kam informacion rrethanor se janë mbledhur mbi 10 milionë euro në Fondin e Sigurisë. Nuk janë të sigurt. Kam informata nga ata që kanë kontribuar. Por po ju them. Edhe po t’i kishim 1 miliard, nuk është kryer puna. Duhen investim të qëndrueshme”, përfundoi ai. /Gazeta Express/