Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, e ka thumbuar kryeministrin Albin Kurti, i cili po kritikohet nga aleatët e Kosovës.
Në tubimin përmbyllës të këtij koalicioni në Pejë, Haradinaj ka thënë se koalicioni që përfaqëson është i besës dhe iu rrinë miqve në fjalë.
“Ne nuk jemi mosmirënjohës, ne jemi njerëz të besës, ne nuk i mashtrojmë miqtë. Nuk është e shqiptarit me e mashtru mikun, ne iu rrimë në fjalë. Ne vërtetë kemi nevojë për presidenti Trump, për Amerikën, për NATO-n. Por, ta dini se edhe na jemi mik i mirë për mikun. Pra, kemi me e vërtetu, se Kosova është mik i mirë për miqtë, sado që jemi të vegjël. Jemi të rëndësishme, jemi të vlefshëm”, ka thënë Haradinaj.