Ramush Haradinaj e ka cilësuar “të turpshme” sjelljen e Fatmir Limajt, partnerit të tij në koalicion parazgjedhor, një ditë para mbledhjes themeltare të Kuvendit të Kosovës.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tha sot në një paraqitje para mediave se Limaj do të ndahej përfundimisht nga AAK-ja dhe pjesa tjetër e opozitës, nëse të martën rreshtohet krah pushtetit të deritashëm.
“S’kam komunikim nga intervista e fundit, e famshme, e z. Limaj. Ka qenë shumë e vështirë krijimi i shumicës nga opozita vetvetiu, pozicionimi i tij i hershëm e ka bërë edhe më të vështirë. Ka qenë i parakohshëm. Dhe, nëse Limaj dhe Nisma e mbështesin pushtetin, kuptohet se ata ndahen nga ne”.
Haradinaj tha se ndarja e Nismës nga AAK-ja është “është mjaft e turpshme për shkak se kemi kërkuar votë për ndryshim dhe sjellja e tyre është mjaft e turpshme”.