Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka kritikuar qasjen e kryeministrit Albin Kurti, duke marrë si shkas një darkë të organizuar nga ambasadori i Serbisë në Uashington Marko Gjuriq me disa anëtarë të Kongresit amerikan, ku shihet edhe Richard Grenell.
Haradinaj shkruan në Facebook se Kurti po krenohet me uljen e shpenzimeve për dreka e darka zyrtare.
Statusi i tij
14 kongresistë amerikanë nga Komisioni i Punëve të Jashtme, Komiteti Ushtarak dhe Komisioni i Sigurisë në Dhomën e Përfaqësuesve, në darkë te ambasadori serb në Washington, e kryeministri ynë komunist, krenohet që ka ulur shpenzimet për dreka e darka.Çfarë do të ndodh me dialogun dhe Asociacionin me këtë qasje komuniste të kryeministrit tonë?
RH