Në Broboniq të Komunës së Mitrovicës, tashmë është hapur e pamja për nënën e ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, e cila vdiq sot.
Në pamjet e publikuara në media, shihen qytetarët duke shkuar për kryeshnosh.
Ndryshe, sot ka vdekur në moshën 93-vjeçare, nëna e ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, Ajshe Veseli.
Ajo do të varroset sot në fshatin Broboniq të Mitrovicës.
Ende nuk dihet nëse Specialja do ta lirojë Veselin për ceremoninë e varrimit.