Kontrata me kompaninë nga Shqipëria “AdvanTech” për shërbimet e Internetit, IPTV dhe IPTV-OTT, e nënshkruar në fund të vitit 2019, nga krye-shefi i atëhershëm Bedri Istrefi, është bërë mollë sherri mes këtij të fundit dhe Ushtrues së Detyrës së krye-shefes Burbuqe Hana. Kjo e fundit me të marrë detyrën bashkë me Bordin e ri të zgjedhur nga “Qeveria Kurti 2”, kanë shkëputur kontratën me “AdvanTech”.
Pasi sipas vlerësimit të Bordit të Përkohshëm i emëruar nga qeveria Kurti e ka bërë auditimin e kësaj marrëveshjeje duke e angazhuar një ekspert për një gjë të tillë. Pas pranimit të rezultateve të Auditimit, Bordi i Përkohshëm i Telekomit ka kërkuar nga menaxhmenti që këtë marrëveshje ta dërgojë për hetim të mëtutjeshëm në Prokurori.
Mirëpo ndryshe mendon ish Kryeshefi i Telekomit, Bedri Istrfi, i cili në prill të këtij viti është shkarkuar nga pozita, pretendon se kontrata që ai e ka nënshkruar me kompaninë e lartcekur, është shkëputur për pazare personale të ud aktuale Burbuqe Hana. Istrefi thotë se ka fakte që vëllai i UD të kryeshefes Burbuqe Hana , Burim Hana, i cili prej vitesh është i punësuar në Telekom, është parë në Tiranë në takim me përfaqësuesit e kompanisë “TIBO” e cila ofron shërbime të njëjta si kompania “AdvanTech”, e që sipas tij, ky takim është bërë para shpalljes së interesit për këtë tender.
Po ashtu Istrefi thotë se vëllai i ud. të Telekomit është angazhuar si ndërmjetësues i takimeve mes përfaqësuesve të kompanisë TIBO e që sipas tij ai është avancuar në pozita të larta dhe si i njëjti nuk e respekton orarin e punës.
“Një person i cili nuk ka pasur as pozitë zyrtare, një person i cili nuk ka të drejtë prej pozitës aktuale dhe ka qenë më herët në organizimin e takimeve dhe premton kontrata. Kam foto të takimit, kam imell që i ka dërgua Burim Hana në TIBO dhe insiston për takim edhe e merr në përgjegjësi organizimin e takimit me menaxhmentin. Dhe çka ndodh Burim Hana shpërblehet me pozita jashtë ligjshme që e gradon motra e vetë vëllain e vet. Çka ndodh Burim Hana nuk vjen kurrë në punë në ora 8:04, ai ka privilegje se është vëllai i U.D krye-shefes ndërsa personat të tjerë me u vonuar vetëm një minutë ndëshkohen”, tha Istrefi.
Ndërsa pretendimet e Istrefit hedhen poshtë nga zyrtarët e Telekomit të Kosovës. Ata i quajnë të pavërteta pretendimet e Istrefit. UD Drejtor për Relacione me Publikun në Telekom, Fadil Lepaja ka thënë për IndeksOnline se sa i përket negociatave me kompaninë TIBO-në, kanë qenë transparente dhe se deri tani nuk ka kontratë për këto shërbim.
“Negociatat me TIBO, sikurse edhe me operatorët e tjerë që kanë shprehur interesim të punojnë me Telekomin, janë pjesë e një procesi transparent që ka rezultuar nga një Shpallje e Shprehjes së Interesit që e ka lansuar Telekomi i Kosovës për sigurim të kontentit televiziv – kanaleve sportive. Këto negociata janë zhvilluar nga një ekip/komision i Telekomit të Kosovës, në përbërje të cilit ishin nga një përfaqësues nga Shitja, Legalja, Teknika, Financat dhe Marketingu. Deri tani nuk kemi kontratë të nënshkruar as me TIBO e as me ndonjë operator tjetër për shërbimet e kërkuara me Shprehjen e lartë cekur të Interesit.”, tha Lepaja.
Ai po ashtu tha se Burim Hana nuk është avancuar në pozitë , vetëm i kanë dhënë përgjegjësi shtesë.
“Z. Burim Hana nuk është avancuar në pozite, prandaj ky “lajm” nuk është as lajm, as i saktë. Ai ende zyrtarisht e mban pozitën e ‘Koordinatorit të BRM’ (Business Menagament Relationship) dhe gradën që e kishte, mirëpo është ftuar nga Drejtori i Marketingut të ndihmojë në këtë departament, pasi që ka kualifikime dhe ekspertizë. Pra, z.Hana nuk është avancuar, nuk i është rritur grada, as nuk i është rritur paga, veç se për shkak të nevojave të punës ka marre përgjegjësi më shumë për pagë të njëjtë. Aktualisht, me lirimin e pozitës se Menaxherit për Planifikim dhe Analiza (kolegu që e kryente këtë pozite, ka marre pakon dalëse nga Telekomi), z. Hana i ka marre përgjegjësitë, por jo edhe benefitet që dalin nga kjo pozitë. Kjo mund të vërtetohet në sistem “, tha Lepaja, raporton IndeksOnline.
Lepaja po ashtu ka treguar se Burim Hana ka mbi 10 vjet eksperience si Menaxher në Telekomin e Kosovës, në pozita të ndryshme, si: Menaxher i Shitjes në Dardanet, Menaxher për Marrëveshje Ndërkombëtare, Menaxher i Produkteve, Menaxher i Shitjes etj. Gjithashtu, ai ka përvoje 1 vjeçare edhe në pozitën e Drejtorit të Dardanetit, që asokohe ishte një nga njësitë e PTK. Ai po ashtu ka thënë se ka kualifikime nga Universitete Ndërkombëtare. Por që në qeverisjet e kaluara ai është degraduar.
“Z. Burim Hana mendon se ka më shumë arsye të hulumtohet përse ai ishte degraduar në kohen kur udhëheqjen e PTK-së e morën partitë politike dhe e degraduan edhe kompaninë duke e sjellë në prag të falimentimit, sesa për privilegjet eventuale të tij!”, tha Lepaja.
Istrefit shkruan letër dhe ja qet të “palarat” ud-së , ndryshe nuk do të mund të përfitonte mjetet nga “Pakot Dalëse Vullnetare”
Ish krye-shefi i Telekomit, Istrefi thotë se si pasoj e kësaj kontrate ati ju janë bërë një mori padrejtësish tjera. Ai tha se pas vendimit të menaxhmentit për të dal nga puna vullnetarisht ai ka qenë i rrezikuar të mos i paguhen 24 pagat, të cilat janë paraparë me “Pakot Dalëse Vullnetare”, të Telekomit. Por ai ka treguar se pasi e ka dërguar një imell të cilin e posedon edhe IndeksOnline, me një varg akuzash për keqpërdorime të bëra nga UD , Burbuqe Hana në të kaluarën në Telekom, të nesërmen e kanë njoftua për aprovim të 24 pagave.
“Ofertë kush donë me i marrë 24 paga duhet me lëshua punën. Me thënë të drejtën u gëzova se isha në prag të marrjes së vendimit me u largu prej Telekomit. Kërkesa u aprovua në komision. Gjithçka ka shkuar mire derisa gjatë procesit involvohet direkt, prapë jashtë ligjshëm drejtoresha e zyrës ligjore, drejtoresha e burimeve njerëzore, kjo u.d kryeshefja ekzekutive e Telekomit dhe nuk më aprovohet kërkesa për pagat”, tha Istrefi.
Më pas ai është detyruar të dërgoj një imeill (këtë shkresë të imellit e posedon edhe redaksia e Indeksonline) ku i përmend të gjitha shkeljet që i ka bërë në të kaluarën në Telekom sipas tij ud Burbuqe Hana.
“Menjëherë pasi e kam dërguar imellin, të nesërmen më kanë thirr dhe më kanë thënë se më janë aprovuar 24 pagat”, tha Istrefi. Ndryshe , në pyetjen për telekomin nga IndeksOnline se pse i janë aprovuan 24 paga Bedri Istrefit, pasi i njëjti dyshohet se ka lidh kontrate të kundërligjshme me kompaninë Advan-Tech dhe se si rast është dërguar në prokurori. Lepaja na ka rekomanduar të konsultojmë një ekspertë në mënyrë që të na sqarojnë si rast.
“Këto janë dy çështje të ndara. Besoj se kur të konsultoni ekspertë ligjor do të keni të qartë se këto dy çështje janë të ndara dhe në secilin rast, nga kompetentët janë ndërmarrë masat adekuate, ashtu si e lejon apo obligon ligji. Sa ju përket aprovimit të pakos, komisioni nuk kishte gjetur bazë ligjore për të refuzuar kërkesën e tij për të marrë Pakot Dalëse Vullnetare, të cilat i kishte ofruar vetë Telekomi i Kosovës për të gjithë të punësuarit që nuk konsideroheshin të pazëvendësueshëm nga stafi aktual, apo largimi i të cilëve do nuk do të dëmtonte kompaninë. Ai e kishte bërë kërkesën në afat të paraparë dhe me procedurë të paraparë dhe komisioni nuk kishte gjetur arsye për ta refuzuar kërkesën e tij. Menaxhmenti kishte përcaktuar kriteret, në bazë të të cilave Komisioni i kishte aprovuar kërkesat/aplikimet për pakot dalëse vullnetare, dhe nuk kishte gjetur arsye ligjore që të ndërhynte apo të kontestonte vendimin e Komisionit”, tha Lepaja.