Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qytetarët në Klinën e Epërme-shkruan GAZETA PAPIRUS.
Hamza tha se tubimi në Klinën e Epërme nuk ishte elektoral, ishte personal kjo për shkak se këtu është vendlindja e tij, vendi ku mori vlerat që i mban gjithmonë me vete.
“Në shtëpinë time, në vendlindjen time, në vendin që më dha vlerat që i mbaj gjithmonë me vete. Tubimi në Klinën e Epërme nuk ishte elektoral. Ishte personal. Sepse, rreth vetes i kisha njerëzit me të cilët jam rritur”- tha Hamza.
Ai ndër të tjerash tha se rrugëtimi nuk është vetëm i tij por është i yni dhe është për vendin tonë./GAZETAPAPIRUS
POSTIMI I PLOTË- https://www.facebook.com/share/p/18iqrtgLot/