Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Bajram Qerkinit, kryetar i Shoqatës “Zëri i Prindërve” dhe një prej figurave më të shquara në kërkimin e drejtësisë për të pagjeturit e luftës në Kosovë.
Në një postim në rrjetet sociale, Hamza ka theksuar dhimbjen që ka përfshirë gjithë Kosovën pas këtij lajmi të hidhur, duke e cilësuar Bajramin si një “zë dhe shpresë” për familjet që humbën më të dashurit e tyre gjatë luftës.